Lokale - eSIMy

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, po ashtu ka reaguar pas rritjes së çmimit të vajit në stoqet e dyqaneve. Këtë veprim, ajo e ka quajtur krim të lejuar nga Qeveria e Kosovës.

“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizen as me mungesen. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqu me situatën në teren. A ka inspektor ky vend qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, shkroi Musliu.

Më herët, reaguan edhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së, Besian Mustafa.