Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në katër orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10[kV] Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Llausha (kodi: 14000013 ) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakutë, Kërpimeh, Metehi, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ngritja dhe demontim i shtyllave 10[kV]”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info