Forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbenin në Kosovë në kuadër të KFOR-it, janë nisur para pak minutash për në Ukrainë, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info nga magjistralja Prishtinë – Vushtrri, shihen automjetet e tyre që kanë nisur të largohen nga Kosova.
Për këtë është përkujdesur edhe Policia e Kosovës.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. Arsyeja e këtij vendimi ishte forcimi i ushtrisë ukrainase në mbrapsjen e agresionit rus. Në Kosovë kanë qenë 40 ushtarë ukarainës./Llapi.info






