Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka komentuar situatën e krijuar ditëve të fundit, lidhur me rritjen e çmimeve në disa sektorë ushqimorë dhe joushqimorë, raporton Llapi.info

Kurti ka thënë se Qeveria nuk ka mundësi që t’i vendosë çmimet, mirëpo ajo që mund ta bëjnë dhe do ta bëjnë, siç thotë Kurti është: mbikëqyrja për të gjithë biznesmenët që manipulojnë në emër të krizës.

Kurti ka thënë se do t’i ndalojnë manipulimet, duke u shtuar kontrolli dhe mbikëqyrja mbi ta.

“Çmimet nuk i vendos qeveria, e aq më pak unë. Ajo që mund të kontrollojmë e do të ndalojmë është manipulimi në emër të krizës, prandaj do të rritet kontrolli dhe mbikëqyrja”, tha sot Kurti në mbledhjen e Qeverisë.