Ish-kryetari i Komunës së Istogu, Haki Rugova, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Haki Rugova ishte Kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.






