Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka bërë gati për t’i shpenzuar 20 mijë euro për strategji të zhvillimit ekomomik lokal 2023/25, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, procedura e hapur e prokurimit është lloji i procedurës të cilin komuna e përdor në këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka me sukses kontrata te ngjashme, furnizime, në 3 (tre) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë), në vlere minimale prej 30,000.00 Në rast të formimit të grupit (konsorciumit), udhëheqësi i grupit duhet të ketë së paku 60% të shumës së kërkuar në shërbime të ngjajshme të realizuara në tre vitet e fundit, Një listë të kontratave të realizuara, duke plotësuar Aneksin 6 të Dosjes së Tenderit ku duhet saktësuar titullin e kontratës, shumën e kontratës, datën e fillimit dhe datën e përfundimit dhe përfituesin, si dhe listës ti bashkëngjiten referencat ose certifikatat për kryerje të shërbimeve të ngjashme”, thuhet në këtë tender./Llapi.info