Dy rrahje në dy raste të ndara kanë ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy rastet kanë ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, derisa dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur) të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






