Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim shefin e njësisë së KFOR-it nga LMT në Podujevë, toger Georgely Laczkovich, i cili po e përfundon misionin e tij në Podujevë. Toger Laczkovich ishte i shoqëruar nga pasardhësi i tij në detyrë Toger Mark Nemes, transmeton Llapi.info.
Gjatë takimit kryetari Bulliqi i informoi përfaqësuesit e KFOR-it për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës, si dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm me përfaqësuesit e KFOR-it në Podujevë, dhe shprehu gatishmërinë e plotë që ky bashkëpunim edhe me menaxhmentin e ri të kultivohet dhe thellohet në dobi të sigurisë së përgjithshme në Podujevë.
Situata e sigurisë në Komunën e Podujevës është e qetë dhe stabile dhe kryetari Bulliqi e përfaqësuesit e KFOR-it u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë./Llapi.info






