Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Lebanë, raporton Llapi.info.
Aksidenti mes dy automjeteve – njëri veturë dhe tjetri kombi-bus, ka ndodhur rreth orës 21:03, ku Policia ka bërë të ditur se nëntë persona janë lënduar dhe si pasojë janë dërguar në QKUK.
“Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër), kosovarë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit, pas trajtimit mjekësor, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore./Llapi.info






