Lokale - eSIMy

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka alarmuar në Ukrainë po sulmohet “një pjesë e historisë së shqiptarëve” nga forcat ruse, raporton Gazeta Express.

Majko ka shkruar se pjesa e Ukrainës e cila gjithashtu po sulmohet nga forcat e regjimit të Vladimir Putinit është “Ukraina që flet shqip”.

“Ushtria Ruse po sulmon qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve. …Eshtë Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, ka shkrua Majko, duke publikuar një video të sulmeve ruse në këtë pjesë të Ukrainës.

Odesa është qyteti i tretë më i populluar në Ukrainë dhe një nga qendrat kryesore turistike, port detar dhe qendër transporti e vendosur në jugperëndim të vendit, në bregun veriperëndimor të Detit të Zi.