Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbështetur vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë.

Ai ka thënë se kjo është kërkesë e vazhdueshme e tij dhe Aleancës.

Statusi i Haradinajt:

Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë.

Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të të gjitha institucioneve të vendit.

Në këtë frymë, mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend.

Për çështje të sigurisë, Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional.