Lokale - eSIMy

Një tjetër rrahje ka ndodhur në rrugën “Met Podjeva” në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info