Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës ka themeluar Fondin e Sigurisë së Kosovës, raporton Llapi.info.

Kryeministri është shprehur se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria.

“Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Lidhur me këtë, qytetarë nga Podujeva që jetojnë në diasporë janë shprehur të gatshëm për të kontribuar.

Pas Faton Blakqorit, edhe Nexhmi Zeqiri nga fshati Katunishtë, e që jeton në Gjermani, është shprehur se do t’i dhurojë 10 mijë euro për forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe unë do të kontribuoj me 10 mijë euro për vendlindjen time”, është shprehur ai në një koment të bërë në postimin e deputetit llapjan, Fitim Haziri./Llapi.info