Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka takuar sot zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, Bulliqi dhe Durmishi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për investime të reja në Podujevë.
Kështu ka bërë të ditur të hënën, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një postim në rrjetin social, Facebook.
“Me zëvendës ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi sot kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin për projektet investive të cilat janë të planfikuara të realizohen në Komunën e Podujevës gjatë këtij viti. Këto projekte financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe disa prej tyre janë edhe në bashkëfinancim me komunën. Vlera e këtyre projekteve është 1 milion e 560 mijë euro dhe menaxhimin e tyre do ta bëjë komuna. Vazhdojmë me punë të mira e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai./Llapi.info






