Lokale - eSIMy

Shtetasit serbë, D.D, D.D dhe V.J, të cilët u arrestuan dje në Prishtinë, janë liruar nga paraburgimi.

Të njëjtit dyshohet se ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Për lirimin e tre shtetasve serbë, kanë konfirmuar për kosovaonline, avokatët e tyre, Jovana Filipoviq dhe Nedjo Sharanoviq.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me autoritetet kosovare, lidhur me masën ndaj edhe dy të dyshuarve të tjerë lidhur me këtë rast, por akoma nuk ka pranuar përgjigjie.