Lokale - eSIMy

Një rrahje ka ndodhur në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se një person ka pësuar lëndime trupore.

“Fsh. Letanc, Podujevë 25.02.2022 – 19:30. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që te njëri është gjetur një thikë, ndërsa tjetri ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar- i mitur. Thika është konfiskuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nw raportin e PK-sw./Llapi.info