Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rasti ka ndodhur në fshatin Siboc të kësaj komune, ndërkohë që të njëjtin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Fsh. Sibofc, Podujevë 23.02.2022 – 19:33. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi, persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur stoli ari dhe para. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Vjedhje po vazhdojnë të jenë dukuri mjaft shqetësuese për banorët e Podujevës. Numri i tyre është shtuar ditëve të fundit, ndërkohë që i theksuar po vijon të jetë i atyre të rënda./Llapi.info






