Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar në person në fshatin Dumnicë të Podujevës për kalim ilegal të kufirit, raporton Llapi.info.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 20.02.2022-19:30.  Njësiti policor  gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull  kosovar  duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë –R. Kosovës i cili ishte duke transportuar  me traktor  rreth 3m3 dru”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës, drutë dhe traktori janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe liruar./Llapi.info