Edhe sot nuk është konfirmuar asnjë rast i ri pozitive me virusin korona në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në përditësimin ditor Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 20 pacientë llapjanë.
Si rezultat i kësaj gjendjeje, në Podujevë ka rënë edhe numri i rasteve aktive në 111.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, deri më tani në Podujevë, rreth 10 mijë qytetarë llapjanë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Prej tyre, 76 kanë humbur jetën, ndërkohë që mbi 80 mijë vaksina janë të administruara.
Në Kosovë sot janë regjistruar 158 raste të reja me koronavirus sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë më 18 shkurt.
Rastet e reja dolën pas testimit të 1,626 mostrave. Nga kjo shifër i bie se rreth 10 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 644 pacientë. Në Kosovë, aktualisht janë 3.396 raste aktive me koronavirus./Llapi.info






