Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në Podujevë, nën dyshimin se të njëjtit posedonin substanca narkotike, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, përveç drogës, janë konfiskuar edhe disa të holla dhe disa telefona.

“Rr. Skënderbeu, Nuhi Gashi dhe Ramë Govori , Podujevë 21.02.2022-16:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 2.3 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre telefona dhe 75 euro. Lidhur me rastin në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe 19 paketime prej 24 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, gjashtë pako letra rizlla për mbështjelljen dhe përdorimin e marihuanës dhe dy telefona celular . Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor./Llapi.info