Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu priti në takim nxënësit fitues të garave të matematikës dhe fizikës në nivel komunal, transmeton Llapi.info.
Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur me sukseset e nxënësve në gara duke ju uruar suksese të mëtutjeshme.
“Gjatë bashkëbisedimit me ta ndjeva kënaqësi që në komunën tonë kemi nxënës kaq të përgatitur dhe shembullor si Blearta Kodraliu, Mirlind Arifi, Mirgeta Gashi, Fisnik Sadiku, Sumea Hoti.
Ju urova fitoren në garat e mbajtura duke ju dëshiruar suksese të mëtutjeshme në përfaqësimin e komunës tonë në garat në nivel vendi më 5 mars.
Nxënësit si ju na motivojnë dhe inkurajojnë të punojmë çdo ditë e më shumë në përmirësimin e kushteve të procesit mësimor për të gjithë nxënësit tanë”, tha kryetari Bulliqi./Llapi.info






