Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar për dhunë në familje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 19.02.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur nënën e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info