I është dhënë lamtumira e fundit policit Lirim Haxholli, i cili dyshohet se u vra aksidentalisht nga kolegu i tij në Zllatar të Prishtinës.
Ceremonia e varrimit u mbajt sot në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Lidhur me rastin Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim për gjashtë zyrtarët policorë.
Ndaj Fatlum Mehmetit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Ndërsa për pesë zyrtarët policorë të tjerë Gëzim Tahiri, Enis Imeri, Florent Ahmeti, Elit Thaqi dhe Bleart Misiri, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.