Lokale - eSIMy

Një zyrtar policor ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës në orët e vonshme të mbrëmjes së të premtes.

Express mëson se polici është dërguar në spital, por nuk ka arritur të shpëtojë.

Dyshimet e para janë që e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Dyshohet se shkrepja e armës ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Express do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin