Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në Podujevë janë regjistruar sot edhe 2 raste të reja me virusin korona dhe një me fatalitet, raporton Llapi.info.
Gjatë 24-orëve të fundit janë konfirmuar 21 pacientë të shëruar, derisa numri i rasteve aktive në Podujevë ka rënë shkuar në 260, nga rreth 1 mijë sa kishte qenë ditë më parë.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, deri më tani në Podujevë, rreth 9 mijë qytetarë llapjanë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Prej tyre, 75 kanë humbur jetën, ndërkohë që mbi 80 mijë vaksina janë të administruara.
Në Kosovë sot janë regjistruar 236 raste të reja me koronavirus sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë më 18 shkurt.
Rastet e reja dolën pas testimit të 2,648 mostrave. Nga kjo shifër i bie se rreth 9 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 780 pacientë. Në Kosovë, aktualisht janë 5.961 raste aktive me koronavirus./Llapi.info