Krerët e institucioneve shtetërore, presidentja Osmani, kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Osmani, Kurti e Konjufca të shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar kanë vendosur kurora lulesh teksa s’janë prononcuar për media.
Në mëngjes krerët e shtetit kanë bërë homazhe edhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.