Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 14 vjetorin e Pavarësisë.
Blinken është shprehur se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.
Në urimin e tij, Sekretari amerikan nënvizon se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërsa u shpreh ndërtimi i institucioneve demokratike dhe gjithëpërfshirëse kërkon këmbëngulje.
“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje.
Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës derisa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.
Ne presim që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ritheksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara në njohjen reciproke.
Iu uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë popullit të Kosovës, ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj demokratik. Ne do ta forcojmë miqësinë tonë të palëkundur, së bashku”.