Lokale - eSIMy

Një aksion i njësisë anti-drogë të Policisë së Kosovës ka zbuluar një laborator të kultivimit të substancave narkotike në Shirokë të Suharekës.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjashtë persona kanë përfunduar në pranga.

Gjithashtu mësohet se vlera e substancave narkotike kalon vlerën mbi 1 milionë euro.

Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar që të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.