Lokale - eSIMy

Katër pllaka të varrezave janë dëmtuar në fshatin Lladoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka paraqitur në Polici një person, derisa Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet.

“Podujevë, 14.02.2022-19:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar pllakat e katër varreve. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.

Ende nuk dihet se kush dhe përse dëmtoi pllakat e varrezave në këtë fshat të Podujevës./Llapi.info