Lokale - eSIMy

Rektorët e universiteteve publike në vend me draftligjin e ri do të kenë pagën 1704 euro bruto.

Sipas draftit të ligjit të ri të pagave, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic koeficionti i rektorëve do të jetë 14.2. Prorektorët do të kenë koeficientin e pagës 13 apo 1560 euro.

Pagë pak më të vogël se sa prorektorët, do të kenë dekanët. Pagat e tyre do të jenë 1536 euro, derisa prodekanët do të marrin 1512 euro.

Sipas draft ligjit që e ka siguruar Gazeta Blic, profesori I rregullt do ta ketë pagën 1488 euro bruto apo koeficient 12.4, pastaj renditet profesori i asocuar me koeficient 11.4, apo me 1368 euro.

Profesori Asistent do të marrë 1248 euro bruto, ndërkohë që ligjëruesi universitar do të marrë 1032 euro bruto.

Në vazhdim i gjeni koeficientët sipas draftligjit të ri të pagave: