Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në kilometrin e parë të rrugës Podujevë-Prishtinë, afër rrethit me “Shqiponje”, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që është përplasur ndarëset fizike të kësaj magjistraleje.
Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti./Llapi.info






