Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar e dërguar në paraburgim, pasi dyshohet se ka mashtruar një familje në Gjakovë.

D.H. nga Prishtina po besohet se ia ka shitur familjes Qehaja një veturë, të cilën e kishte marrë me qira në Fushë Kosovë.

Familja Qehaja ia kishte paguar 3 mijë euro me marrëveshje, meqë automjeti kishte nevojë për investime shtesë, por kur erdhi puna e përkthimit, më nuk u lajmërua.

Të dëmtuarit po kërkojnë që paratë e dhëna t’u kthehen prapë.