Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:40 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në dy shtëpi në këtë anë janë vjedhur stoli ari dhe para ta gatshme. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Sipas PK-së, vjedhjet janë kryer në dy shtëpi të vëllezërve. Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
Duhet shtuar se numri i rasteve të vjedhjeve në Podujevë po vazhdon të jetë i theksuar gjatë javëve të fundit. Ditë më parë, një pronar i një shtëpie në fshatin Letanc është sulmuar nga një hajn./Llapi.info






