Mund të jenë gëzuar fort kur morën lajmin se në xhirollogarinë e tyre do të shtoheshin nga 20 euro për çdo muaj. Por, prindërit duket se po kanë telash me paratë që parashihej të merrnin derisa fëmijët e tyre të mbushin 2 vjet.

Ata po ankohen se ka vonesa të shumta në kryerjen e këtyre pagesave, derisa më shumë po i nervozon fakti se nuk kanë një datë të saktë kur mund t’i tërheqin paratë, njofton Klankosova.tv

Për këtë problem janë të informuar edhe në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ku thanë se kjo ndodhi si pasojë e procesit të aplikimit, ngase para çdo procesi të ekzekutimit të pagesave për shtesa të fëmijëve duhet zhvillohet një proces i validimit të llogarive të aplikuesve, që mos të ketë gabime në ekzekutim të pagesave.