Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se deri tek plagosja e djeshme në Prishtinë, erdhi pas një mosmarrëveshje mes dy personave.

Policia po ashtu ka njoftuar se i dyshuari është dërguar me urdhër të prokurorit në mbajtje.

Dje, është arrestuar një i dyshuar në rrugën ‘Gjorgj Bush’ në Prishtinë, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.