Një armë pa leje është konfiskuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, raporton Llapi.info.
“Podujevë, 10.02.2022-16:20. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt./Llapi.info






