Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, derisa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga “çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin”.
“Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, ka thënë Rama.






