Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë për ushtrim të dhunës në familje, raporton Llapi.info.

“Podujevë 09.02.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Llapi.info