Lokale - eSIMy

Një person i kërkuar nga organet e sigurisë është arrestuar në fshatin Kaçibeg të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës-Hajvali”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Policia s’i ka bërë të ditur arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit./Llapi.info