Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar për një seancë të jashtëzakonshme sot në orën 14:00.

Konferenca është organizuar pas një operacioni të cilin policia e quan të suksesshëm.

Sipas policisë, ky operacion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve, shkruan Reporteri.net.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Detajet të tjera nga policia do të jepen në konferencën e paralajmëruar për në ora 14:00.