Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur drejtorin e një shkolle në Podujevë, raporton Llapi.info. 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Policia ka thënë se kanosja e drejtorit është bërë përmes telefonit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti përmes telefonit ka kanosur drejtorin e shkollës viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info