Lokale - eSIMy

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Met Podjeva” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërkohë që një plumb ka goditur një pjesë të një veture.

“Rr. Met Podjeva, Podujevë 06.02.2022 – 22:20. Me datën 07.02.2022 viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull  kosovar i cili kishte qenë me veturë me targa vendore kishte gjuajtur me armë në drejtim të veturës së viktimës dhe një plumb kishte goditë veturën e viktimës në pjesën e pasme. Njësitë policore kanë bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek të armës së zjarrit dhe pajisje për pastrimin e armës. I dyshuari nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info