Një person është sulmuar fizikisht nga një tjetër në Podujevë, raporton Llapi.info.
I njëjti ka raportuar në Policinë e Podujevës se derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpinë e tij të pabanuar, një person i kishte hedhur sprej fytyrës, teksa e ka sulmuar edhe fizikisht
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë që siç ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor, rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info






