Dje në QKUK ka vdekur një 56 vjeçar, i cili ishte sjellë nga QKMF në Lipjan.
Policia me këtë rast ka intervistuar personelin mjekësor dhe dëshmitarët, njofton Klankosova.tv.
“Lipjan 05.02.2022 – 16:55. Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan ka ndërruar jetë. Njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.






