Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një pushkë gjuetie me tetë fishekë është konfiskuar në Metergoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arma ka qenë pa leje, derisa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

“Fsh. Metergovc, Podujevë 04.02.2022 – 09:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 8-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info