Lokale - eSIMy

Daut Haradinaj ka reaguar pas pjesëtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, tha se u suspendua nga puna për shkak të kritikave ndaj shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj suspendimin e Hoxhës e ka quajtur të nxituar, ndërkaq ka ftuar organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e tij në punë.

“Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike. Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës. Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, ka shkruar ai në Facebook.