Katër persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit kanë sulmuar dy të tjerë duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, derisa njëri prej të arrestuarve është një i mitur.
“Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 04.02.2022 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Të enjten, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas therjes me thika. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ngjarja, siç ka mësuar Llapi.info, pati ndodhur para disa kafiterive në qendër të Podujevës./Llapi.info






