Lokale - eSIMy

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka thënë se do të fillojë krijimin e strukturave të reja në parti.

Ndërsa ka thënë se LDK-në në Llap e ka gjetur shumë keq, e kjo ka ndodhur si shkak i largimit të ish-kryetarit Agim Veliu, nga kryetari i komunës drejt qeverisë.

Madje, sipas Hysenit, Veliu nuk ka pranuar që të kandidojë për zgjedhjet lokale të tetorit, ndonëse i është kërkuar.

Agim Veliu nuk është pajtuar me zgjedhjen e Hysenit, meqë e konsideron kontrabandim, që është mundësuar edhe nga Lumir Abdixhiku.