Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nesër do të jenë në Podujevë për të bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve, në 25-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit, në orën 09:30, Osmani së bashku Kurtin, do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.
Vendi: “Sheshi i Dëshmorëve”, Podujevë;
Në orën 10:10, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti.
Vendi: Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, Orllan./Llapi.info






