Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin për konfiskimin e armëve pa leje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Pas disa hetimeve, në rrugën “Ali Ajeti” është kontrolluar një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një kallash dhe një pistoletë me gas me dy fishekë.

“I dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Policia e Kosovës për pak ditë ka konfiskuar disa armë pa leje në Podujevë, ku qytetarët fillimisht postonin foto-video nëpër rrjete sociale. Të gjitha kanë qenë pa leje. /Llapi.info